Lajme
Ja çfarë kishte thënë Abdixhiku në 2019-ën, kur Mustafa u rizgjodh kryetar i LDK-së
Demokracia
18:14 | 14 Mars 2021

Share:

Lumir Abdixhiku sot është zgjedhur kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), duke marrë 190 vota nga 328 delegatë gjithsej sa ishin.

Abdixhiku sot në një fjalim para bashkëpartiakëve të tij vlerësoi se LDK-ja ka nevojë për një rikthim të madh, pas rezultatit të dobët në zgjedhjet e 14 shkurtit, raporton Demokracia.com.

“Megjithatë, LDK nuk arriti të mbajë e as të rrisë mjaftueshëm votuesit e saj, ndonëse arsyet për një rënie të tillë i gjejmë tek vetvetja. Nga vetvetja, ne duhet të nisim rikthimin tonë të madh”, tha ai.

Lexo edhe:

Fjalimi i parë i Lumir Abdixhikut si kryetar i LDK-së

Por, çfarë kishte thënë Lumir Abdixhiku në 2019-tën, kur Isa Mustafa ishte zgjedhur kryetar i partisë?

Abdixhiku përmes një shkrimi të publikuar në llogarinë e tij në Facebook, kishte vlerësuar se LDK-ja mbetet bashkë, madje sipas tij, beteja e kësaj partie filloi po atëherë, raporton Demokracia.com.

“Mund të kenë pritur përplasje e përçarje. Kundërshtarë e komentatorë jo pak, mund të kenë pritur gjithçka – veçse jo një LDK bashkë. Kjo i trishton. Në momentet më kritike të Kosovës, LDK megjithatë mbetet bashkë. Me individë që para vetes vendosin Lidhjen dhe shtetin. Ajo vjen para zgjedhjeve si unike, me një shtëpi të fortë e me një lider që ka një ekipë të tanë pas. Me të, të gjithë bashkë, do të nisim orën e ndryshimit në Kosovë. Beteja jonë fillon tash. Tik tak!”, ka shkruar Abdixhiku.

https://www.facebook.com/abdixhiku/posts/10156582032267759

Kujtojmë se Abdixhiku sot në garën për të parin e LDK-së i kishte kundërshtarë Lutfi Hazirin dhe Besian Mustafën.

Kuvendi Zgjedhor i LDK-së vjen një muaj pas zgjedhjeve parlamentare në vend, ku kjo parti tregoi rezultat të dobët, që pasoi edhe me dorëheqjen e Isa Mustafës./Demokracia.com/

Të ngjashme