Reperi i famshëm, Kid Cudi nderoi të ndjerin Kurt Cobain gjatë performancës së tij në “Saturday Night Live”.
Ndërsa u paraqit si i ftuar muzikor në shfaqjen ‘SNL’ gjatë fundjavës, reperi 37-vjeçar nderoi muzikantin e ndjerë Kurt Cobain, gjatë dy shfaqjeve të tij muzikore, me veshje që të kujtonin preferencat e rok artistit Nirvana.
Së pari kur u shfaq gjatë performancës së këngës së tij, “Tequila Shots”, Cudi veshi një triko të gjelbër që shumë fansa theksuan se dukej e ngjashme me atë që Kurt Cobain veshi gjatë koncertit të Nirvana MTV Unplugged në vitin 1993.
Pastaj, për numrin e tij të dytë, Cudi interpretoi këngën e tij “Sad People”, me një fustan me lule të markës Off-White, i cili ishte i ngjashëm me atë që muzikanti i ndjerë veshi në kopertinën e vitit 1993 të revistës, The Face.
Në Twitter, reperi konfirmoi se fustani dhe trikoja ishin si shenjë nderimi për artistin e ndjerë dhe zbuloi se fustani me lule do të shfaqet gjithashtu si pjesë e një bashkëpunimi të ardhshëm me markën Off-White.
Reperi gjithashtu kishte veshur një maicë që nderonte anëtarin e ndjerë të kastit të SNL, Chris Farley, i cili vdiq në vitin 1997.
Paraqitja e tij si mysafir muzikor në SNL ishte afër përvjetorit të ditës kur Kurt Cobain bëri vetëvrasje në vitin 1994 në moshën 27-vjeçare. /Demokracia.com/