Lajme
Ja çfarë duhet të dini për masat e reja për Covid-19 para se të udhëtoni në Amerikë
Demokracia
09:13 | 27 Janar 2021

Share:

Të gjithë pasagjerët ajrorë, prej moshës dyvjeçare, duhet të tregojnë testin e një rezultati negativ të Covid-19 për të hyrë në Shtetet e Bashkuara, duke filluar nga, 26 janar 2021, nga ora 12:01 e mëngjesit, shkruan CNN, transmeton Demokracia.com.

Rregulli i ri nga qendrat e SHBA-së për kontrollin dhe parandalimin e sëmundjeve, i shpallur më 12 janar dhe i nënvizuar nga një urdhër ekzekutiv i nënshkruar nga presidenti Joe Biden, zbatohet për shtetasit e SHBA-së dhe banorët e përhershëm të ligjshëm dhe të udhëtarëve të huaj.

Kërkesa për testim ka shkaktuar konfuzion dhe pyetje midis udhëtarëve, ndërkaq disa qeveri lokale janë përpjekur të përgatiten për të ofruar testime për udhëtarët.

Rregulli nuk zbatohet për kalimet kufitare tokësore të SHBA-së.

Pyetjet e udhëtarëve se çfarë lloj testi Covid-19 ju duhet deri te dokumentacioni që ju kërkohet të tregoni kur jeni në aeroport dhe kujt, shihni më poshtë:

Çfarë lloj testi Covid-19 konsiderohet i pranueshëm për udhëtarët?

Udhëtarët që drejtohen për në Shtetet e Bashkuara në fluturimet ndërkombëtare duhet të kenë një test viral, sipas CDC. Testet e PCR dhe antigjenit kualifikohen, po ashtu.

Sa kohë paraprakisht mund të testohem para se të hyj në vend?

Afati i testit nuk duhet të jetë më i vjetër se tre ditë para fluturimit tuaj.

Zëdhënësi i CDC-së, Caitlin Shockey, thotë se nëse po fluturoni në një fluturim lidhës për në Shtetet e Bashkuara, testi duhet të bëhet jo më i vjetër se tre ditë para nisjes së fluturimit tuaj të parë në Shtetet e Bashkuara.

Gjithashtu, çdo ndërprerje midis atyre lidhjeve nuk mund të jetë më e gjatë se 24 orë.

Nëse fluturimi juaj lidhës për në SHBA është rezervuar veçmas ose keni një lidhje më të gjatë, duhet të testoheni brenda tri ditëve para nisjes së fluturimit tuaj përfundimtar për në SHBA.

Nëse po fluturoni jashtë vendit për më pak se tre ditë, mund të bëni një test në SHBA para se të niseni dhe ta përdorni për kthimin tuaj ose të bëni një test të shpejtë përpara fluturimit tuaj të kthimit.

Nëse fluturimi juaj vonohet tri ditë, duhet të bëni një test tjetër për të hipur në fluturimin tuaj.

Do të udhëtoj në një territor brenda SHBA-së. A duhet të testohem?

Jo. Territoret e SHBA-së, duke përfshirë edhe Porto Rikon dhe Ishujt e Virgjër të Shteteve të Bashkuara janë të përjashtuara, sipas CDC.

Nëse jam banor i SHBA-së dhe duhet të paguaj për një test, ndërsa jam jashtë vendit, a do ta mbulojë sigurimi im shëndetësor?

Kjo varet nga plani juaj i sigurimit, thotë Zach Honig, redaktor në faqen e udhëtimit “The Points Guy”. Por, Honig thotë që ju patjetër duhet të paraqisni për rimbursim.

Çfarë lloj dokumentacioni duhet të paraqes?

CDC kërkon që fluturuesit të kenë një kopje letre ose në formë elektronike të rezultateve të tyre negative të testit.

Unë tashmë kisha Covid-19. Çfarë lloj dokumentacioni më duhet?

Nëse e keni rikuperuar veten nga Covid-19 brenda tre muajve të fundit, do t’u duhet provë se keni dalë negativ në tre muajt e fundit para fluturimit tuaj, si dhe një letër nga mjeku juaj ku thuhet se jeni të pastër (negativ) për udhëtim.

Kush i kontrollon rezultatet e testeve në aeroport?

Linjat ajrore duhet të konfirmojnë rezultatin negativ për të gjithë pasagjerët përpara se të hipin në bord dhe duhet të mohojnë hipjen e kujtdo që nuk siguron dokumentacionin e një testi negativ ose dokumentacionin e rikuperimit nga Covid-19, sipas CDC.

Varet nga destinacioni, por ka të ngjarë që të kërkohet dokumentacioni i një rezultati negativ të testit nga punonjësi i parë i linjës ajrore me të cilën keni kontakte kur jeni në aeroport, thotë Harteveldt.

“Klientët duhet të planifikojnë dhe të sjellin dokumentet fizike në aeroport në rast se kërkohet inspektim i mëtejshëm përgjatë udhëtimit të tyre”, tha linja ajrore në njoftimin e saj.

Do të udhëtoj për në SHBA me aeroplan privat. A zbatohet për mua kjo kërkesë e re?

Po, urdhri zbatohet për fluturimet tregtare dhe private, sipas CDC.

Unë kam marrë vaksinën Covid-19. A duhet akoma të testoj?

Po, vlejnë të njëjtat kërkesa.

Si mund të gjej një vend (lokal) testimi ndërsa jam jashtë vendit?

Kjo ndryshon nga vendi në vend, por Honig rekomandon fuqimisht të siguroheni që do të jeni në gjendje të bëni një test në destinacionin tuaj përpara se të largoheni nga SHBA. “Mund të jetë sfiduese në disa vende për t’u testuar, kështu që është e rëndësishme të merrni konfirmimin e një vendi para udhëtimit tuaj,” thotë ai.

CDC nuk ofron informacion në lidhje me vendet e testimit ndërkombëtar. Agjencia sugjeron të kontrollohen informacionet e Departamentit të Shtetit të SHBA-së dhe të kontrollohen me autoritetet lokale.

Mund të gjeni një vend testimi duke kërkuar hotelin tuaj përpara udhëtimit tuaj ose duke kontrolluar faqen zyrtare të turizmit të destinacionit.

Përveç kësaj, një numër në rritje i hoteleve, veçanërisht në destinacionet që janë të popullarizuara nga udhëtarët amerikanë, kanë filluar të ofrojnë testime.

Do të udhëtoj në një shtet me ftesë. Çfarë duhet të bëj?

CDC thotë të kontrolloni dhe ndiqni rekomandimet ose kërkesat shtetërore dhe lokale përveç kërkesave federale.

Vizitorët në Hawaii, për shembull, mund të shmangin një karantinë të detyrueshme 10-ditore duke paraqitur një test negativ.

Rezultati im i testit doli të jetë pozitiv. Tani, çfarë?

Shockey thotë që ju duhet të vet-izoloheni dhe të shtyni udhëtimin nëse simptomat zhvillohen ose të prisni derisa të shëroheni nga Covid-19. /Demokracia.com

Të ngjashme