Auto&Tech
Ja çfarë do të ndodhë me ‘like-at’ në Instagram
Demokracia
21:18 | 14 Prill 2021

Share:

Instagrami ka zbuluar se do t’i japë përdoruesve opsionin për të fshehur pëlqimet në postimet e tyre, në përpjekje për të mbrojtur shëndetin mendor.

Kjo do të bëhet për të bërë një test global të vogël, që do të lejojë përdoruesit të zgjedhin cila eksperiencë është më e mirë për ta.

Sipas DailyMail, Instagrami ka bërë sërish ndryshime, pasi përdoruesit do të vendosin vetë nëse duan të shohin pëlqimet në postimet e të tjerëve dhe nëse ata duan të shohin pëlqimet në postimet e veta.

Instagrami ka shqetësime se shikimi i një postimi me mijëra pëlqime mund të çojë në ndjenja të vetbesimit të ulët te përdoruesit që kanë pak pëlqime në postimet e tyre. /Demokracia.com/

Të ngjashme