Lajme
Izraelitët marrin përgjegjësinë për bombardimin e kampit të refugjatëve në Gazë
Demokracia
22:14 | 31 Tetor 2023

Share:

Zëdhënësi i Forcave Mbrojtëse të Izraelit (IDF), Daniel Hagari, gjatë një konference për shtyp ka konfirmuar se IDF-ja ka kryer sulmin në kampin e refugjatëve Jabalin në Rripin e Gazës, ku si pasojë humbën jetën mbi 50 persona.

Sulmin e ka arsyetuar me vrasjen e njërit prej komandantëve të Hamasit. Hagari pretendon se ushtria izraelitë ka arritur ta “eliminojë terroristin Ibrahim Biari”.

Ai shtoi se Biari ishte komandanti “kryesor” i Hamasit që kur forcat izraelite u fut në veri të Gazës, dhe se gjatë “eliminimit të tij janë vrarë shumë terroristë tjerë”.

Hagari theksoi se bombardimi i ndërtesës ku gjendej Biari gjithashtu ka sjell “shembjen e shumë objekteve tjera sepse atje ekzistonte një infrastrukturë e dobët”.

E Hamasi ka hedhur poshtë pretendimet e izraelitëve se njëri prej komandantëve të tyre ishte në Jabalin, ku forcat izraelite kryen sulmin ajror dhe goditën kampin e refugjatëve.

Në një postim në Telegram, Hamasi ka thënë se pretendimet e izraelitë janë “thjesht gënjeshtra”.

Sulmi ajror i izraelitëve në kampin e refugjatëve Jabalin në veri të Gazës, shkaktoi një numër të madh të viktimave civile.

 

 

Të ngjashme
Lajme • 16 Maj 2025