Zëdhënësi i ushtrisë izraelite (IDF), Daniel Hagari, ka thënë të premten mbrëma se tre pengje të mbajtura nga Hamasi u vranë nga ushtarët izraelitë. Hagari ka deklaruar se ushtria merr përgjegjësinë e plotë për incidentin. Hetimi ka nisur për shkaqet, shkruan BBC.
Vrasjet e “gabuara” ndodhën në Shejaiya, në veri të Rripit të Gazës. Një zëdhënës i ushtrisë ka thënë se ushtarët gabimisht i panë pengjet si kërcënim dhe hapën zjarr.
“Kjo është zonë ku ushtarët janë ndeshur me shumë terroristë, duke përfshirë kamikazët”, shtoi zëdhënësi.
Hagari i emëroi pengjet e vrarë si Yotam Haim dhe Samer Talalka. Pengu i tretë nuk është bërë i ditur me kërkesë të familjes.
“Ky është incident tragjik, IDF-ja mban përgjegjësinë”, ka thënë Hagari.