Lajme
Izraeli vret një komandantë të lartë të Hezbollahut – publikon pamjet në rrjetet sociale nga Libani
Demokracia
21:37 | 16 Prill 2024

Share:

Forcat Mbrojtëse të Izraelit (IDF) kanë njoftuar se vranë një komandant të lartë të grupit libanez, Hezbollah.

Komandanti i sektorit bregdetar të Hezbollahut është vrarë në një sulm të forcave izraelite, ka deklaruar IDF.

Ajo tha se një nga aeroplanët e saj “goditi dhe eliminoi” Ismail Yousef Baz në zonën Ain Ebel të Libanit, raporton skynews.

 

 

Komandanti kishte shërbyer si zyrtar i lartë në disa pozicione në krahun ushtarak të Hezbollahut.

Ai kishte planifikuar gjithashtu lëshime raketash dhe raketa antitank drejt Izraelit nga zona bregdetare e Libanit.

Që nga 8 tetori, Hezbollahu ka sulmuar çdo ditë komunitetet izraelite dhe postet ushtarake përgjatë kufirit me raketa, dronë, raketa antitank dhe mjete të tjera, duke thënë se po e bën këtë për të mbështetur Gazën. Grupi është një përfaqësues iranian në Liban.

Baz ishte oficeri i gjashtë i Hezbollahut me gradën e barabartë me një komandant brigade që u vra nga Izraeli në muajt e fundit.

Ndryshe, Hezbollahu ishte në mesin e atyre që i doli në krah Iranin në sulmin e javës së kaluar ndaj Izraelit.

Të ngjashme