Avionët luftarakë izraelitë goditën Gazën me raketa të shtunën, disa orë pasi presidenti amerikan Joe Biden fluturoi nga Izraeli në Arabinë Saudite në një udhëtim në Lindjen e Mesme që synonte thellimin e integrimit të Izraelit në rajon.
Ushtria izraelite tha se avionët luftarakë goditën një vend të prodhimit të raketave në Gazën qendrore që drejtohet nga Hamasi, grupi militant islamik që qeveris rripin e bllokuar, shkruan Reuters.
Dëshmitarët thanë se vendi përdoret si një kamp trajnimi.
Sirenat u dëgjuan dy herë në jug të Izraelit të shtunën, duke paralajmëruar për sulm me raketa.
Një raketë u kap dhe tre predha u ulën në hapësira të hapura, tha ushtria.
Asnjë grup nuk mori përgjegjësinë për sulmet.