Ambasadori i Rusisë në Izrael, Anatoly Viktorov, u thirr në Ministrinë e Jashtme në Jerusalem pas një vizite të një delegacioni të Hamasit në Moskë të enjten.
Lajmi u bë i ditur nga agjencia “Haaretz”.
Izraeli “e sheh me ashpërsi mungesën e një dënimi të qartë dhe të prerë nga Moska të organizatës terroriste Hamas”, tha zëvendës drejtoresha e divizionit të Euroazisë në Ministrinë e Punëve të Jashtme, ambasadorja Simona Halperin gjatë bisedës me ambasadoren e Rusisë.
“Pritja e liderëve të Hamasit përçon një mesazh legjitimiteti për terrorizmin kundër izraelitëve”, shtoi ajo gjatë takimit.