Lajme
Izraeli sulmon Rripin e Gazës| BE e shqetësuar: Të mbahet përgjegjësi për jetët e humbura
Demokracia
11:28 | 04 Dhjetor 2022

Share:

Rinisin sulmet ajrore në Gaza. Avionët luftarakë izraelitë kanë sulmuar disa vende në Rripin e Gazës pasi një raketë ra në jug të Izraelit. Tensionet janë rritur pasi javën e kaluar u vranë 10 palestinezë nga forcat izraelite, raporton AL Jazzera.

Ushtria izraelite tha se sulmet ajrore në orët e para të së dielës kishin në shënjestër një objekt të prodhimit të armëve dhe një tunel nëntokësor që i përkiste Hamasit.

Shefi i politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell doli ​​një deklaratë duke thënë se ai ishte “shumë i shqetësuar për nivelin në rritje të dhunës në Bregun Perëndimor të pushtuar”.

“Vetëm gjatë ditëve të fundit, 10 palestinezë janë vrarë nga ISF (Forcat e Sigurisë izraelite). Vrasja tragjike e djeshme e një palestinezi, Ammar Mifleh, nga një anëtar i ISF (Forcat e Sigurisë izraelite) ishte shembulli i fundit”, tha Borrell.

Të paktën 207 palestinezë janë vrarë në territoret e pushtuara të Rripit të Gazës, Bregut Perëndimor dhe Jerusalemit Lindor gjatë këtij viti.

Të ngjashme