Lajme
Izraeli sulmon një autokolonë mjekësore, të paktën 50 viktima
Demokracia
19:44 | 03 Nëntor 2023

Share:

Sky News ka verifikuar një video të një ambulance të dëmtuar rëndë dhe palestinezë të vrarë jashtë spitalit al Shifa në veri të Gazës.

Kjo pason pretendimet e ministrisë së Shëndetësisë të Gazës, e drejtuar nga Hamasi, se dhjetëra janë vrarë dhe plagosur në shënjestrimin e një autokolone ambulancash që transportonin të plagosurit rëndë në Gaza.

Një zyrtar i Forcave të Mbrojtjes izraelite (IDF) i tha Sky News se “kishte terroristë në atë kolonë”.

Një mjek në spitalin Shifa ka pohuar se deri në 50 viktima janë sjell në spital.

Atef al-Kahlout, drejtor i spitalit, tha për Al Jazeera se “40 për qind e të vrarëve dhe të plagosurve në bombardimet janë fëmijë”.

Ndryshe, ai tha gjithashtu se gjeneratori kryesor i spitalit ka ndërprerë punën 48 orë më parë dhe se spitali ka një problem serioz me mungesën e stafit mjekësor.

Të ngjashme