Lajme
Izraeli sulmon aeroportin kryesor në kryeqytetin e Jemenit
Demokracia
18:54 | 06 Maj 2025

Share:

Ushtria izraelite ka thënë se e ka “çaktivizuar plotësisht” aeroportin kryesor të Jemenit në kryeqytetin Sanaa, i cili kontrollohet nga Huthit.

Sulmet e së martës shënjestruan tre aeroplanë civilë, sallën e nisjeve, pistën dhe një bazë ajrore ushtarake, thanë burime të shumta të aeroportit për agjencinë e lajmeve Reuters. Huthitët thanë se të paktën tre persona ishin vrarë dhe u zotuan të kundërpërgjigjeshin.

Sulmi vjen dy ditë pasi Huthitët e mbështetur nga Irani qëlluan një raketë që ra pranë aeroportit kryesor të Izraelit, duke e detyruar atë të mbyllej për pak kohë.

Të hënën, Izraeli u përgjigj duke goditur qytetin portual të Jemenit, Hudaydah, ka transmetuar BBC.

Të ngjashme