Lajme
Izraeli publikon pamje që pretendon se tregojnë militantët e Hamasit që mbajnë fëmijë si mburoja gjatë betejave, rrahin civilët dhe vjedhin ndihma
Demokracia
21:48 | 13 Dhjetor 2023

Share:

Militantët e Hamasit mbajnë fëmijë dhe i përdorin ata si mburoja njerëzore gjatë betejave me armë, pretendon Izraeli, ndërsa IDF publikon pamjet e militantëve që supozohet se rrahin civilët e Gazës dhe vjedhin ndihma.

Dhe ndërsa numri i viktimave të civilëve rritet, operatorët e UAV-ve kanë dhënë një pasqyrë të asaj që ata e quajnë “unike mbi mizoritë që po dëshmojnë në terren”, shkruan Daily Mail, përcjell Telegrafi.

Kështu, Daily Mail shkruan se ka siguruar “një grumbull provash” nga Forcat Ajrore Izraelite që tregojnë imazhe ajrore të raketave të vendosura në shkolla, xhami dhe çerdhe.

Aty përfshihen gjithashtu pamje të militantëve që vjedhin ndihma humanitare nga njerëzit e tyre dhe rrahin civilët brenda Gazës.

Të ngjashme