Lajme
Izraeli publikon dëshmitë e të arrestuarve të Hamasit: Na thanë kushdo që sjell një peng merr 10 mijë dollarë
Demokracia
09:05 | 24 Tetor 2023

Share:

Shërbimi i sigurisë Shin Bet i Izraelit dhe forcat policore kanë marrë në pyetje gjashtë të arrestuar nga Gaza që morën pjesë në sulmin e 7 tetorit 2023.

Pamjet nga marrja në pyetje u publikuan dhe shfaqnin klipe të përzgjedhura nga pyetje të veçanta.

Secili kishte një përvojë paksa të ndryshme, por forcat e inteligjencës izraelite vunë re një sërë temash të përbashkëta.

Të gjithë agjentëve të Hamasit iu dhanë udhëzime të qarta për të vrarë dhe rrëmbyer civilë, duke përfshirë të moshuarit së bashku me gratë dhe fëmijët.

Ndërsa ata e bënë këtë, komandantët e tyre qëndruan prapa në Gaza.

Shpërblimi 

Një nga terroristët u tha forcave izraelite se “kushdo që kthen një peng në Gaza merr 10 mijë dollarë dhe një apartament”.

Ata thanë se plani kishte qenë për të marrë nën kontroll qytetet që ata sulmuan dhe për të mbajtur pozicionet atje pasi të kishin përfunduar së vrarë dhe rrëmbyer banorët.

Videoja e publikuar nga Shin Bet dhe policia tregon operativët e ndryshëm të Hamasit duke hyrë në detaje ekstreme rreth aktiviteteve të tyre në mëngjesin e 7 tetorit.

“Udhëzimet ishin për të rrëmbyer gra dhe fëmijë”, tha njëri.

Një tjetër përshkroi një takim me një trup të pajetë, duke thënë.

“Trupi i saj ishte i shtrirë në dysheme. Unë e qëllova atë dhe komandanti im më bërtiti për humbjen e plumbave mbi një trup të pajetë”.

Ata e bënë të qartë se kur bëhej fjalë për vrasjen, ata nuk duhej të bënin dallimin midis civilëve dhe ushtarëve.

“Kur mbaruam”, tha një tjetër operativ i Hamasit, “ne dogjëm dy shtëpi”.

Njëri përshkroi hyrjen në një shtëpi pasi shokët e tij kishin qëlluar tashmë një burrë që jetonte atje.

“Dy hynë në shtëpi… ne dëgjuam zëra brenda. Hynë dy të tjerë. Njëri ishte i shtrirë në dysheme pranë derës. Nuk e di nëse ai kishte vdekur, por kishte gjak pranë. Brenda ishte një i plagosur… Unë mendoj se një familje e tërë. Me pizhame. I plagosuri ishte me të brendshme. Një grua doli e veshur me një fustan… pastaj një tjetër me një fustan. Pastaj një djalë dhe një vajzë”.

“Shkuam në shtëpinë tjetër, prej andej nxorën një grua, një plakë”.

Më pas ai u pyet nëse këta anëtarë të familjes ishin përdorur si mburoja njerëzore dhe u përgjigj “Po”.

Një terrorist tjetër, i cili ishte në Be’eri, u tha hetuesve se “kur hyra në qytet, pashë dy në një motoçikletë. Ata morën një grua rreth 60-65 vjeç me vete në motoçikletë”.

“Ku e çuan?” pyeti hetuesi.

“Në Gaza”.

“Pasi Sulejmani dhe Karemi vranë atë grua nga qyteti… morën dikë, një burrë rreth 40-45 vjeç”.

Terroristët përshkruajnë gjithashtu një sërë aktivitetesh të tjera të tmerrshme, duke përfshirë përdorimin e tymit për të detyruar civilët të largohen nga streha e tyre dhe të qëllojnë disa kafshë shtëpiake.

Megjithëse pamjet janë prerë shumë, shumë nga tregimet e tyre paraqesin trupa të vdekur të shtrirë në tokë dhe njerëz që qajnë dhe përpiqen të ikin.

Në fund të videos, secili prej agjentëve të Hamasit u pyet nëse ajo që ata bënë ishte e lejuar në Islam.

Të gjithë u përgjigjën në të njëjtën mënyrë: Jo. Islami nuk lejon vrasjen e grave dhe fëmijëve.

Të ngjashme