ShowBiz
Izraeli pranon të ndryshojë tekstin e këngës për në Eurovision 2024
Demokracia
23:29 | 04 Mars 2024

Share:

Pas refuzimit të dy propozimeve për këngë, të konsideruara shumë politike dhe për rrjedhojë në kundërshtim me rregullat e neutralitetit politik, Izraeli ka pranuar të bëjë kompromis për të marrë pjesë në Eurovision majin e ardhshëm.

Unioni Evropian i Transmetuesve (EBU), organi që organizon konkursin e famshëm, la të kuptohej më parë se mund të refuzonte kandidatin izraelit, këngëtarin 20-vjeçar ruso-izraelit Eden Golan, për shkak të natyrës “politike” të këngës së saj.

Të ngjashme