Lajme
Izraeli pranon nga Amerika propozim të ri për armëpushim, përgjigjet edhe Hamasi
Demokracia
23:59 | 29 Maj 2025

Share:

Izraeli ka pranuar propozimin e ri për armëpushim me Hamasin nga i dërguari amerikan Steve Witkoff, sipas një zyrtari izraelit.

Izraeli ka bërë të ditur se ka pranuar një propozim të ri për armëpushim me Hamasin nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Sipas një zyrtari izraelit, i dërguari amerikan Steve Witkoff, ka dërguar propozimin i cili parashikon lirimin e 10 pengjeve të gjalla dhe 18 të vdekura si dhe armëpushimin 60-ditor.

CNN raporton se propozimit amerikan i është kundërpërgjigjur Hamasi me tri kundërpropzime, ku do ta pranonin lirimin e pengjeve dhe armëpushimin 60-ditor, sipas propozimit amerikan.

Por thuhet se kërkojnë garanci nga SHBA-të se negociatat për një armëpushim të përhershëm do të vazhdojmë dhe se luftimet nuk do të rifillojnë pas përfundimit të armëpushimit 60-ditor.

Hamasi, sipas CNN, kërkon që ndihmat humanitare të shpërndahen përmes kanaleve të Kombeve të Bashkuara dhe se ata duan që Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) të tërhiqen në pozicionet që mbanin më 2 mars të këtij viti, përpara se Izraeli të rifillonte operacionet ushtarake.

Të ngjashme