Lajme
Izraeli njoftoi se e ka vrarë liderin e Hezbollahut, Hassan Nasrallah
Demokracia
10:43 | 28 Shtator 2024

Share:

Ushtria izraelite ka njoftuar të shtunën se e ka vrarë Hassan Nasrallahun, liderin e grupit militant Hezbollah, gjatë një sulmi në Bejrut të premten.

Në njoftimin e Ushtrisë thuhet se ajo kreu një sulm ajror preciz në selinë qendrore të Hezbollahut në Dahieh, ku ishin mbledhur liderët e Hezbollahut.

Ali Karki, komandant i Frontit Jugor të Hezbollahut, dhe komandatë të tjerë të Hezbollahut, u vranë nga ky sulm gjithashtu, tha ushtria izraelite, raporton The Guardian.

Ministria e Shëndetësisë e Libanit tha se 6 njerëz u vranë dhe 91 të tjerë u plagosën nga sulmet e të premtes, si pasojë e të cilave gjashtë ndërtesa banimi u bënë rrafsh me tokën.

Nasrallahu e ka udhëhequr Hezbollahun për më shumë se tri dekada. Hezbollahu nuk e ka komentuar ende lajmin për vdekjen e tij.

Izraeli i vazhdoi sulmet ajrore kundër Hezbollahut edhe të shtunën, teksa grupi militant shkrepi dhjetëra raketa drejt Izraelit.

Hezbollahu është grup militant dhe parti politike njëkohësisht, i cili e kontrollon pjesën më të madhe të Libanit jugor.

Të ngjashme