Lajme
Izraeli lëshon fletëpalosje në Gaza, paralajmëron banorët që të strehohen nga bombardimet izraelite
Demokracia
15:38 | 12 Tetor 2023

Share:

Një fletëpalosjeje u lëshua nga qielli në qytetin Beit Lahia në Rripin e Gazës, në të cilën shkruhet se për shkak të veprimeve të Hamasit, Forcat Mbrojtëse të Izraelit janë duke kryer bombardime.

Fletëpalosja paralajmëron banorët të shkojnë në strehimore dhe se ndërtesat ku Hamasi po vepron do të shkatërrohen, raporton BBC.

Izraeli thotë se Irani qëndron pas sulmeve të Hamasit, pasi e ka furnizuar organizatën me armatime dhe raketa.

Por Teherani zyrtar e ka mohuar diçka të tillë, megjithëse është në mbështetje të Hamasit.

Të ngjashme