Lajme
Izraeli intensifikon sulmet tokësore dhe ajrore në Gaza
Demokracia
21:14 | 27 Tetor 2023

Share:

Izraeli ka intensifikuar sulmet tokësore në Gaza të premten në mbrëmje, ka konfirmuar zëdhënësi i ushtrisë izraelite, Daniel Hagari, shkruan BBC.

Hagari ka thënë se orët e fundit kanë shtuar sulmet në Gaza, përfshirë edhe ato ajrore.

“Në orët e fundit kemi shtuar sulmet në Gaza. Forcat ajrore kanë sulmuar gjerësisht objektivat nëntokësore dhe infrastrukturën terroriste, në mënyrë shumë të konsiderueshme. Forcat tokësore po zgjerojnë aktivitetin tokësor mbrëmjen e sotme”, ka thënë ai.

Ai ka thënë se Forcat Mbrojtëse të Izraelit “po punojnë fuqishëm në të gjitha dimensionet” për të arritur qëllimet e tyre ushtarake.

Izraeli i ka bërë thirrje banorëve të Gazas të shkojnë drejt jugut.

Që nga nisja e konfliktit mes Izraelit dhe Hamasit më 7 tetor, ka pasur mijëra të vdekur, veçanërisht fëmijët në Gaza.

Të ngjashme