Lajme
Izraeli hakmerret ndaj Libanit, godet objektet terroriste të Hezbollahut
Demokracia
16:46 | 14 Shkurt 2024

Share:

Izraeli ka nisur sulme hakmarrëse në Liban, shkruan Sky News.

Sulmi izraelit vjen si një shenjë hakmarrje pas vdekjes së një personi dhe plagosjes së tetë të tjerëve në pjesën veriore të vendit. Raportet e mediave libaneze bëjnë me dije se sulmet kanë në shënjestër disa fshatra dhe nga pamjet e publikuara shihen ndërtesa në flakë.

Në një deklaratë, IDF tha se “Pak kohë më parë, avionët luftarakë të IDF-së goditën një seri objektivash terroriste të Hezbollahut në zonat e Jabal el Braij, Houneh, Dunin, Aadchit dhe Souaneh. Midis objektivave të goditura ishin komplekset ushtarake, dhomat e kontrollit operacional dhe infrastruktura terroriste e përdorur nga terroristët e Hezbollahut.” 

Të ngjashme