Lajme
Izraeli godet objektivat e Hezbollahut në Liban
Demokracia
23:19 | 17 Dhjetor 2023

Share:

Izraeli njoftoi të dielën se kishte goditur objektiva të Hezbollahut në Liban si kundërpërgjigje ndaj sulmeve ndërkufitare. Izraeli theksoi se kishte goditur objektet dhe zonat nga ku lëshoheshin predhat e Hezbollahut ngërsa grupi i mbështetur nga Irani pretendoi se kishte sulmuar objektivat e ushtrisë izraelite.

Izraeli dhe luftëtarët e Hezbollahut kanë shkëmbyer zjarr përgjatë kufirit pothuajse çdo ditë që kur shpërtheu lufta në Gaza më shumë se dy muaj më parë. Dhuna, e cila është zhvilluar kryesisht në zonën kufitare, ka vrarë më shumë se 130 njerëz në Liban, përfshirë 94 luftëtarë të Hezbollahut dhe 17 civilë.

Në Izrael janë vrarë tetë ushtarë dhe katër civilë. Ushtria izraelite tha se u ishte përgjigjur sulmeve të Hezbollahut me artileri, zjarr tankesh dhe sulme ajrore ndaj bazës të grupit libanez.
Hezbollahu pretendoi se kishte qëlluar një sërë objektivash ushtarake izraelite përgjatë kufirit, përfshirë një kazermë, një qendër komandimi dhe një vinç ushtrie që instalonte pajisje vëzhgimi.

Të ngjashme