Lajme
Izraeli futet në listën e shteteve që e njohin Kosovën
Demokracia
17:28 | 02 Shkurt 2021

Share:

Izraeli është shteti i 117-të që e ka njohur shtetësinë e Kosovës.

Njohja e Izraelit është zyrtarizuar edhe në Ministrinë e Punëve të Jashtme.

Shteti i Izraelit është përfshirë në listën e shteteve të cilat e kanë njohur Kosovën në ueb-sajtin e MPJ-së.

Njohja e fundit, para kësaj të Izraelit kishte ardhur më 15 shkurt të vitit 2018 nga Barbadosi.

Që nga shpallja e pavarësisë më 17 shkurt në vitin 2008 e deri më sot, Kosovën e kanë njohur 117 shtete, përfshirë edhe njohjen e Izraelit. /Demokracia.com/

Të ngjashme