Ministri i Jashtëm i Izraelit, Eli Cohen, ka shpërndarë foto të një billboard-i buzë një rruge në Izrael në platformën “X”.
Krahas saj, ai shkroi “faleminderit zoti President”.
Kjo vjen pasi SHBA-ja po rrit ndihmën ushtarake për Izraelin, me avionin e parë që mbante armë amerikane që mbërriti në Izraelin jugor dje në mbrëmje.
Ushtria izraelite tha se “municionet e avancuara” kishin mbërritur në bazën ajrore Nevatim dhe “kishte për qëllim të mundësonte sulme të rëndësishme dhe përgatitje për skenarë shtesë”.
Dje presidenti amerikan Joe Biden dënoi sulmin e paprecedentë të Hamasit ndaj Izraelit si “të keqe të plotë”.
SHBA po lëviz gjithashtu një aeroplanmbajtëse dhe një avion luftarak në Mesdheun lindor.