Lajme
Izraeli e Zvicra shtetet e radhës që regjistrojnë raste linë e majmunit
Demokracia
12:23 | 22 Maj 2022

Share:

Izraeli dhe Zvicra janë shtete e radhës që kanë konfirmuar raste me linë e majmunëve, duke e çuar në 14 numrin e përgjithshëm të shteteve që raportojnë raste me këtë sëmundje.

Të dy vendet thanë se identifikuan një person të infektuar që kishte udhëtuar kohët e fundit, por Izraeli tha se po hetonte edhe raste të tjera të dyshuara, shkruan BBC, transmeton Demokracia.com.

Më shumë se 80 raste janë konfirmuar në shpërthimin e fundit në Evropë, SHBA, Kanada dhe Australi.

Lija e majmunëve është më e përhapur më shumë në shtetet e Afrikës Qendrore dhe Perëndimore.

Ky shpërthim i ka habitur shkencëtarët, por lija e majmunëve nuk ka tendencë të përhapet lehtësisht midis njerëzve dhe rreziku për publikun e gjerë thuhet të jetë i ulët./Demokracia.com/

Të ngjashme