Lajme
Izraeli dhe Hamasi, pranë marrëveshjes për lirimin e 70 pengjeve
Demokracia
08:51 | 14 Nëntor 2023

Share:

Izraeli dhe Hamasi janë afër një marrëveshjeje për lirimin e 70 pengjeve, gra dhe fëmijë, të mbajtur në Gaza.

Këtë e ka bërë të ditur një burim izraelit për “Washington Post”, sipas të cilit marrëveshja mund të shpallet brenda ditëve.

“Korniza e përgjithshme e marrëveshjes është rënë dakord”, tha burimi për gazetën amerikane, sipas të cilit pengjet do të liroheshin në grup, në këmbim të grave dhe të rinjve palestinezë të ndaluar në Izrael.

Sipas “Washington Post”, Izraeli kërkon lirimin e 100 grave dhe fëmijëve, ndërsa Hamasi është i gatshëm të lirojë 70.

Burimet arabe pohojnë se janë të paktën 120 gra dhe fëmijë palestinezë në burgjet izraelite që mund të lirohen në shkëmbim.

Për më tepër, Izraeli do të pranonte një armëpushim të përkohshëm deri në pesë ditë, për të lejuar kalimin e sigurt të pengjeve dhe mbërritjen e ndihmave për civilët në Gaza.

Të ngjashme