Lajme
Izraeli, Austria dhe Danimarka do të formojnë një fond për zhvillimin e vaksinave
Demokracia
18:04 | 04 Mars 2021

Share:

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu tha sot se Izraeli, Austria dhe Danimarka do të formojnë një fond të përbashkët për kërkimin dhe zhvillimin e vaksinave COVID-19.

“Ne do të krijojmë një fond të përbashkët kërkimi dhe zhvillimi dhe do të diskutojmë mundësinë e investimeve të përbashkëta në objektet e prodhimit të vaksinave,” tha ai në një konferencë shtypi me kancelarin austriak Sebastian Kurz dhe kryeministrin danez Meta Frederiksen.

Ai ftoi vendet e tjera të bashkohen me ta, raporton Reuters.

Të ngjashme