Lajme
Izet Sadiku emërohet u.d i drejtorit të Klinikës Infektive
Demokracia
11:59 | 10 Mars 2021

Share:

Infektologu Izet Sadiku është emëruar ushtrues detyre i drejtorit të Klinikës Infektive.

Infektologu Izet Sadiku është emëruar ushtrues detyre i drejtorit të Klinikës Infektive në Qendrën Klinike dhe Universitare të Kosovës.

Lajmin e ka konfirmuar për Demokracia.com, Zyra për Informim e Shërbimit Spitalor, Klinik dhe Universitar.

“Ju konfirmojmë se infektologu Izet Sadiku është emëruar ushtrues detyre i drejtorit të Klinikes Infektive”, thuhet në përgjigjen e SHSKUK-së dhënë për Demokracia.com.

Theksojmë se deri te emërimi i Sadikut ka ardhur pasi që më 5 shkurt të këtij viti, për arsye personale kishte dhënë dorëheqje nga posti i drejtorit të kësaj klinike, doktoresha Lindita Ajazaj-Berisha.

Ndryshe, Izet Sadiku kishte qenë zëvendësministër i Shëndetësisë në qeverinë e kaluar. /Demokracia.com/

Të ngjashme