Lajme
Ivica Daçiq: Irlanda sot nuk e ka iniciuar çështjen e anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës
Demokracia
16:24 | 02 Nëntor 2022

Share:

Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiq, ka thënë sot se Irlanda nuk e ka ngritur çështjen e aplikimit të Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës.

“Irlanda nuk e ngriti këtë çështje, siç ishte paralajmëruar, kështu që nuk do të jetë nesër në Komitetin e Ministrave, përveç nëse e ngre dikush tjetër, gjë që nuk ka gjasa”, tha Daçiq, duke iu përgjigjur pyetjes nëse ishte e saktë që aplikacioni i Kosovës nuk ka kaluar në seancën e Byrosë së Këshillit të Evropës ku mbahet rendi i ditës i Komitetit, transmeton Demokracia.com.

Paraprakisht media serbe, Novosti, ka bërë të ditur se Byroja e Këshillit të Evropës nuk ka propozuar në seancën e sotme që kërkesa e Kosovës për pranim në këtë organizatë të futet në rendin e ditës të mbledhjes së Komitetit të Ministrave.

Kujtojmë se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka bërë të ditur se në fund të kësaj jave, me propozimin e Irlandës, e cila kryeson Këshillin e Evropës, Kosova duhet të hyjë në procedurën e anëtarësimit në këtë institucion ndërkombëtar. Edhe pse procedura mund të zgjasë me vite, Vuçiq thotë se rezultati është i qartë dhe se ky është presion shtesë ndaj Serbisë.

Në maj, Kosova ka paraqitur kërkesë për anëtarësim në Këshillin e Evropës, por më pas kjo çështje nuk ishte në rend dite. /Demokracia.com/

Të ngjashme