Tifozja më joshëse e Kupës së Botës në Katar, Ivana Knoll nuk ka kaluar pa marr vëmendje edhe gjatë natës finale.
Kroatja ka bërë postime të njëpasnjëshme duke treguar se pasi Kroacia fitoi vendin e tretë ajo në finale po bënte tifo për Francën.
Foto: Ivana Knoll/Instagram
“Loja e fundit”, ka shkruar Knoll në mbishkrimin e imazheve nga tribunat.
E veshur me një bluzë të shkurtër me simbole kroate të kombinuar me dollake gri dhe atletet të bardha, Ivana u kujdes të theksonte linjat tërheqëse të trupit.
Foto: Ivana Knoll/Instagram
Me makijazh të theksuar dhe flokët e zeza të lëshuara sipër, bukuroshja kroate dukej në super formë në foto nga stadiumi Lusail.
Deri më tani ish-Missi ka grumbulluar mbi tre milionë ndjekës në këtë platformë.