Lajme
Ivan Stoilkovic, merr në drejtim ministrinë që ka obligim zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit, është Putinist i përbetuar
Demokracia
22:14 | 16 Qershor 2024

Share:

Ivan Stoilkovic ka marrë në drejtim Ministrinë e Marrëdhënieve ndërmjet Komuniteteve, ku kjo ministri ka për obligim zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit mes Kosovës dhe Serbisë. Stoilkovic është një Putinit i përbetuar.

Ivan Stoilkovic, kryetar i Partisë Demokratike të Serbëve në Maqedoninë e Veriut dhe deputet i Kuvendit ka shkuar në një vizitë të paparalajmëruar në Moskë.

Ivan Stoilkovic, kryetar i Partisë Demokratike të Serbëve në Maqedoninë e Veriut dhe si degë e Partisë se Putinit si dhe një Putinist i përbetuar ka marrë në drejtim ministrinë e cila ka për obligim zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit, e cila është udhëhequr nga pas lufta, nga shqiptarët, dhe është drejtuar nga figura më e lartë politike shqiptare në ekzekutiv, përgjegjëse për zbatimin e gjuhes, flamurit kombetar, përfaqësimit të drejtë të Marrëveshjes së Ohrit, barazisë .

Ministria e cila bëhet fjalë është Ministria e Marrëdhënieve ndërmjet Komuniteteve në Maqedoninë e Veriut.

Mediat rajonale , si “Russia Today – Ballkan”, si dhe “Sputnik” kanë bërë të ditur se në Rusi po mbahet Forumi i Sigurisë, ku një prej të ftuarve është edhe Stoiljkovic.

Dhe nga fotografitë e publikuara të kësaj ngjarjeje, vërehet se deputeti i koalicionit VMRO-DPMNE është në shoqërinë e drejtorit të Agjencisë Serbe për Siguri dhe Informim, Aleksandar Vulin, si dhe me kryetarin e Republikës Srpska, Milorad Dodik.

Të ngjashme