Këngëtarja e njohur dhe tashmë moderatorja, Adelina Ismaili, njoftoi pak ditë më parë se i është ndaluar transmetimi i emisionit të saj në RTK.
Sipas saj, ndalimi i programit i ishte bërë nga u.d së kryeredaktorit të RTK-së.
I ftuar në mbrëmjen e së premtes ka qenë teologu Drilon Gashi, ndonëse paralajmëroi se këtë do ta transmetojë në Facebook.
Në një shkrim tjetër në Facebook, artistja e famshme theksoi se meriton të dëgjohet edhe një aspekt i moderuar i fesë islame.
Postimi i plotë i Ismailit (pa ndërhyrje):
“Te dashurit e mi. Kam marrur pa fund perkrahje nga ju dhe kjo me mbush zemren plot. Posaqerisht nga koleget gazetare, gje qe me gezon pa mase. Une nuk kam qene konvencionale kurr dhe nuk dua te jem.
As Drilon Gashi nuk eshte hoxhe konvencional, andaj mendoj qe meriton qe degjohet nje aspekt i moderuar i fese Islame.
Andaj media te dashura, ju ftoj qe sonte, ne oren 20:30, ne emer te lirise se fjales, t’me shperndani emisionin tim me teologun Gashi.
E kush do te thoshte qe une, Adelina Ismaili do te luftoj qe te degjohet nje hoxhe… Faleminderit miqte me te mire ne bote”.