Policia e Kosovës njofton se janë arrestuar dy meshkuj, pasi që gjatë një kontrolli është gjetur dhe është konfiskuar sasi e një substance narkotike.
Rasti ka ndodhur dje rreth orës 14:10 në Prishtinë, përcjell Demokracia.com.
Sipas policisë, njëri person ka shkuar me procedura të mëtejme, ndërsa tjetri është liruar me procedurë të rregullt.
“Prishtinë 28.02.2021 – 14:10. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë gjatë kontrollit tek të njëjtit është gjetur dhe konfiskuar një sasi me substancë të dyshuar narkotike, gjatë verifikimit njëri nga të dyshuarit kërkohej me urdhër arrest dhe i është dorëzuar stacionit policor jugu për procedurë të mëtejme. Me urdhër të prokurorit i dyshuarit tjetër është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raport./Demokracia