Sport
Iu drejtua gjyqtarit me fyerje dhe ofendime të rënda, Curri përfundon në disiplinore
Demokracia
15:34 | 09 Nëntor 2021

Share:

Është hapur procedurë disiplinore ndaj ndihmëstrajnerit të FC Prishtinës, Debatik Currit.

Komisioni i Garave i Federatës së Futbollit të Kosovës në mbledhjen e mbajtur të martën (sot) ka marrë disa vendime që kanë të bëjnë me xhiron e 13-të në BKT Superligën e Kosovës në futboll, shkruan Demokracia.com.

Curri u përjashtua me karton të kuq në takimin kundër Gjilanit (1-1) për shkak të fyerjeve dhe ofendimeve të rënda në drejtim të gjyqtarit kryesor, Dardan Çakës.

Kësisoj, Komisioni i Garave ka marrë vendim të hap inicim disiplinor ndaj tij.

“Inicim disiplinor ndaj: Nd.trajnerit të FC ”Prishtina”, Debatik Curri me nr ID.000624M83. Motivi: Fyerje dhe ofendime të rënda drejtuar gjyqtarit kryesor të ndeshjes Gjilani – Prishtina, për çka ishte ndëshkuar me karton të kuq direkt. Sipas raportit të gjyqtarit kryesor të ndeshjes”, thuhet në raport. /Demokracia.com

Të ngjashme