Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, e pranoi se burri i saj, Alban Krasniqi, është punësuar në Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal.
Por, sipas saj, për punën si këshilltar i ministrit Elbert Krasniqi ai nuk merr asnjë cent.
“Nuk paguhet dhe nuk është duke u pagu nga asnjë organizatë tjetër. Në të ardhmen mund të ndërrojë situata. Por, e di me siguri që nuk do të paguhet nga buxheti i shtetit”, theksoi Haxhiu në A TV.