Lajme
Italia zgjedh kryeministrin e ri, kërkohet që sa më shpejtë të formohet qeveria
Demokracia
15:34 | 03 Shkurt 2021

Share:

Presidenti i Italisë, Sergio Mattarella, i ka kërkuar ish-kreut të Bankës Qendrore Evropiane, Mario Draghi, të formojë një qeveri të re, pasi kryeministri Giuseppe Conte, dha dorëheqjen javën e kaluar, pas humbjes së shumicës së tij në Senat, shkruajn mediat e huaja transmeton Demokracia.com.

Presidenti Sergio Mattarella tha se Italia kishte nevojë për një “qeveri të profilit të lartë” për të trajtuar pandeminë COVID-19 dhe krizën më të keqe ekonomike në dekada.

Në një deklaratë të shkurtër pasi pranoi ushëheqien e qeverisë, Draghi tha se Italia po përballej me një “moment të vështirë” dhe se ishte koha për unitet.

“Unë kam besim se në bisedimet me parlamentarë dhe grupe të tjera, ne do të gjejmë unitetin dhe aftësinë për të gjetur një zgjidhje të përgjegjshme”, tha kryeministri i ri italian, Mario Draghi.

Në deklaratën e tij ai tha se sfidat me të cilat Italia u përball ishin “mposhtja e pandemisë, përfundimi i fushatës së vaksinimit, duke ofruar përgjigje për sfidat e përditshme dhe kthimin e vendit në rrugën e duhur”.

Italia aktualisht renditet në vendin e gjashtë në botë me numrin e të vdekurve, gati 90 mijë  italianë kanë humbur betejën me koronavirusin./Demokracia.com

Të ngjashme