Lajme
Italia sërish pranë kolapsit nga virusi, rritet numri i vdekjeve dhe infektimeve
Demokracia
22:39 | 09 Mars 2021

Share:

Italia ka regjistruar sërish rritje të numrit të vdekjeve dhe rasteve të reja nga koronavirusi 24 orët e fundit.

Sipas autoriteteve të vendit fqinj janë shënuar 19749 raste të reja me koronavirus nga 345336 testime që janë bërë në 24 orët e fundit.

Rajoni me rritjen më të madhe të rasteve është Lombardia me mbi 4 mijë raste.

Edhe numri i viktimave ka pësuar rritje të ndjeshme. Autoritetet njoftojnë se 376 është numri i vdekjeve, një rritje krahasuar me dje ku u regjistruan 318 viktima.

Në total, numri i personave që kanë humbur jetën në Itali që nga fillimi i pandemisë është 100479.

Të ngjashme