Italia, një nga vendet organizatore të Kampionatit Evropian të futbollit rrezikon të përjashtohet nga UEFA.
Shtëpia më e madhe e futbollit në Evropë ka vendosur që ndeshjet të zhvillohen me tifozë, 30 për qind e kapacitetit të stadiumeve.
Këtë ia ka bërë të qartë të gjitha shteteve dhe në rast se kjo nuk pranohet, atëherë ato do të përjashtohen si vende organizatore.
Italia ende nuk ka vendosur për këtë, me qeverinë, që i frikësohet një përhapje të madhe të virusit dhe ende nuk ka dhënë dritën jeshile.
Presidenti i Federatës Italiane, Gabriele Gravina, i ka dërguar letër kryeministrit dhe pret përgjigje në ditët e ardhshme, pasi UEFA ka vendosur 19 prillin si ditën e fundit ku do të vendoset për tifozët në Europian nga shtetet. /Demokracia.com