Sport
Italia mposhtë Holandën për vendin e tretë në Ligën e Kombeve
Demokracia
17:12 | 18 Qershor 2023

Share:

Italia e ka fituar sfidën për vendin e tretë në Ligën e Kombeve ndaj Holandës të cilën e mposhti me rezultat 3-2 në një ndeshje mjaftë interesante të zhvilluar të dielën.

Skuadra e Roberto Mancinit e nisi fuqishëm ndeshjen duke shënuar dy gola brenda 20 minutave përmes Dimarcos dhe Frattesit, rezultat me të cilin edhe përfundoi pjesa e parë, raporton KosovaPress.

Pjesa e dytë solli edhe tre gola të tjerë. Fillimisht holandezët e ngushtuan rezultatin në 2-1 në minutën e 68’ me golin e Bergwijn, por vetëm pesë minuta më vonë, italianët e rikthyen avantazhin prej dy golave përmes Chiesas që shënoi për 3-1.

Në minutat shtesë të ndeshjes, Wijnaldum shënoi për 3-2 duke e bërë shumë dramatik përfundimin e ndeshjes, po kjo ishte gjithçka që portokallinjtë arritën të bënin.

Ndërkohë, sonte me fillim nga ora 20:45, Spanja dhe Kroacia do ta zhvillojnë finalen e Ligës së Kombeve.

Të ngjashme