Lajme
Italia merr një vendim të rëndësishëm për mjekët
Demokracia
08:43 | 01 Prill 2021

Share:

Qeveria italiane ka marrë vendimin që vaksinimi i mjekëve, infermierëve dhe farmacistëve të bëhet i detyrueshëm.

Masat janë të vlefshme si për stafin e sistemit shëndetësor shtetëror, ashtu edhe për atë të klinikave private.

Kushdo që refuzon të vakinohet ndaj tyre do të ndërmerren masa të tilla si: transferim në zona që nuk sigurojnë kontakte me pacientë, ose do t’iu pezullohet paga deri në fund të vitit 2021.

Ditën e djeshme në në Itali u regjistruan 23,904 raste të reja me Covid dhe 467 viktima.

Ky ligj niset nga dëshira për të “mbrojtur shëndetin publik” dhe parashikon që punonjësit e kujdesit shëndetësor të cilët kryejnë aktivitetet e tyre në shëndetin publik dhe privat, strukturat e mirëqenies sociale, farmacitë dhe studiot profesionale janë të detyruar t’i nënshtrohen vaksinimit falas për parandalimin e infeksionit SARS-CoV-2 ”-thuhej ndër të tjera nga autoritetet vendase.

Të ngjashme