Kombëtarja e Italisë në futboll është shpallur ekipi më i mirë sportiv për vitin 2021, në zgjedhjen e Lidhjes së Gazetarëve të sportit (AIPS).
Kampionët aktual të Evropës arkëtuan 767 pikë në përzgjedhjen e 529 gazetarëve të sportit nga 114 vende të botës.
Në vendin e dytë u ndal Bayern Munichu me 503 pikë. Në vendin e tretë u rendit kombëtarja e Argjentinës, me 459 pikë, pasi që triumfoi në Kupën e Amerikës.
Ndërkohë në “Top 5”-in janë edhe dy skuadrat angleze. Fituesi I trofeut në Ligën e Kampionëve, skuadra e Chelseat arkëtoi 370 pikë, duke lënë pas Liverpoolin me 257 pikë. /Demokracia.com