Sot Italia u kërkoi vendeve evropiane të dërgojnë aeroplanë zjarrfikës në mënyrë që të ndalojnë përhapjen e zjarreve në pjesë të ishullit të Sardenjës.
Ministri i Jashtëm italian Luigi di Mayo shkroi në rrjetin social “Facebook” se mbrojtja civile e shtetit kishte kërkuar ndihmë, duke shprehur falënderimet për gjithçka që kishte mbërritur nga jashtë deri më tani.
“Dy aeroplanë nga Franca janë në rrugën e tyre për në Sardenjë, për të cilën unë zyrtarisht ju falënderoj,” tha ai.
Zjarri përfshiu provincën e Oristano në pjesën qendrore të rajonit perëndimor të ishullit italian dhe dogji mijëra hektarë tokë, dëmtoi jetën e egër dhe shkatërroi pronën.
Nuk pati raportime për lëndime, por agjencia e lajmeve ANSA thotë se 400 njerëz u evakuuan nga shtëpitë e tyre sot, dhe një numër i ngjashëm i njerëzve u evakuuan një natë më parë.