Lajme
Italia jep dënimin e rëndë për 22-vjeçarin shqiptar që vrau ish-të dashurën dhe partnerit të saj
Demokracia
18:37 | 14 Dhjetor 2022

Share:

I.R, 22 vjeç, është dënuar me 10 vjet burgim nga drejtësia italiane, nën akuzë për vrasjen e ish-të dashurës së tij dhe partnerit të saj, përcjell albinfo.ch.

Dënimi është dhënë mëngjesin e sotëm nga gjyqtarja hetuese Simona Panzera, në përfundim të procedurës së shkurtuar (lejon uljen e dënimit me një të tretën).

22-vjeçari shqiptar qëlloi 18 herë me kallashnikov në drejtim të ish-të dashurës së tij dhe partnerit të saj. Gjyqtari e dënoi të pandehurin për veprën penale të vrasjes së shumëfishtë, të mbetur në tentativë, por duke përjashtuar rrethanën rënduese të paramendimit. Rudi u lirua nga akuza e posedimit të armëve luftarake dhe u dënua për armëmbajtje pa leje.

Ngjarja ka ndodhur gushtin e një viti më parë në Galipoli të Italisë. I riu shqiptar lëshoi një breshëri kallashnikovi në një grup prej 6-7 personash, ku ndodhej ish e dashura e tij, partneri i saj i ri, motra, kushërira dhe miq të saj.

Të ngjashme