Sport
Italia ia “bën vetes”, një autogol i Calafiori i jep fitoren Spanjës në Gelsenkirshen
Demokracia
23:31 | 20 Qershor 2024

Share:

Janë ekipi i dytë, pas Gjermanisë, i kualifikuar për në fazën me eleminim direkt, të Kampionatit Evropian të futbollit, Euro 2024, me “iberikët” e Spanjës, që kanë mposhtur mbrëmjen e kësaj të enjtje, në “Veltnis Arena”, të Gelsenkirshenit, teksa kanë arritur të sigurojnë tre pikët përballë kampionëve në fuqi të Evropës, Italisë.

Rastet e shënimit kanë qenë të shumta, duke filluar që nga goditje me kokë e Pedri, në minutën e parë të sfidës e duke vijuar me domnimin e Lamine Yamal e Nico Ëilliams, në krahët e sulmit spanjoll, mirëpo deri më tani kanë qenë të pafat, me rrjetën italiane që kanë qëndruar e patundur për më shumë se 45 minuta. E njëjta gjë vlen edhe për Spanjën.

Megjithatë në pjesën e dytë, përpjekjet e djemve të Luis de la Fuente u shpërblyen, me Spanjën që arriti të marrë avantazhin, në minutën e 55’-të, me një krosim në zonë nga Nico Williams, i cili nuk devijohet siç duhet nga qendërmbrojtësi italian, Riçardo Calafiori, me këtë të fundit që i dhuron avantazhin “iberikëve” e vetëm 35 minuta më vonë fitoren.

Falë këtij rezultati, “La Furia Roja” spanjolle ngjitet në vendin e parë të Grupit B, me plot 6 pikë, tre më shumë se Italia e vendit të dytë dhe 5 më shumë se Shqipëria e Kroacia, duke siguruar kështu kualifkimin. Ndërkaq, në sfidën e fundit të grupit Spanja do të përballet me “Legjionarët” tanë, në “Merkur-Spiel Arena”, të Dyseldorfit, më 24 qershor, ndërsa Italia do të përballet me Kroacinë.

Të ngjashme