COVID-19KosovaSot:10Të gjitha:161,157|Bota 267,609,982
Prishtina 2 °C
Auto&Tech
Italia gjobit Apple dhe Amazon për kufjet Beats
Demokracia
09:15 | 24 Nëntor 2021

Share:

Share:

Share

Tweet

Mustafa: Deklaratat e Kurtit për fusnotën, tipi... Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dje ka nxitur reagime të shumta pasi u paraqit në mbledhjen ...

Mbikëqyrja italiane e konkurrencës ka gjobitur Amazon dhe Apple me më shumë se 200 milionë euro për pretendimin se kanë shkelur rregullat e konkurrencës.

Gjoba lidhet me kufjet Beats, një markë e blerë nga Apple për 3 miliardë dollarë (1.8 miliardë në atë kohë) në vitin 2014.

Një marrëveshje e vitit 2018 midis gjigantëve të teknologjisë nënkuptonte se vetëm rishitësit e përzgjedhur mund të shesin produktet në faqen italiane të Amazon.

Si Apple ashtu edhe Amazon thanë se planifikojnë të apelojnë kundër gjobave, raporton bbc.

Autoriteti Italian i Konkurrencës tha se veprimet e dy kompanive shkelën gjithashtu rregullat e Bashkimit Evropian dhe ndikuan konkurrencën në çmim.

Ajo urdhëroi dy kompanitë që t’i jepnin fund kufizimeve dhe t’u jepnin rishitësve qasje në një “mënyrë jodiskriminuese”.

Të gjitha