Sport
Italia fiton miqësoren në “Air Albania”, Shqipëria e Edi Rejës regjistron ndeshjen e 10-të pa fitore
Demokracia
22:42 | 16 Nëntor 2022

Share:

Kombëtarja shqiptare e futbollit ka pësuar disfatë në ndeshjen miqësore kundër Italisë.

“Kuqezinjtë” e Edi Rejës humbën 1:3 nga Italia, ndonëse ishin të parët që kaluan në avantazh në stadiumin “Air Albania” në Tiranë, shkruan Demokracia.com.

Futbollistin nga Kosova, Ardian Ismajlin që zhbllokoi shifrat pas shënimit me kokë.

Italia u kundërpërgjigj vetëm katër minuta më vonë me Di Lorenzon që barazoi shifrat. Përmbysjen për Italinë e solli Grifo në minutën e 25-të pas një gabimi nga mbrojtësi shqiptar, Marash Kumbulla.

Kampionët në fuqi të Evropës e vazhduan dominimin edhe në pjesën e dytë me ç’rast realizuan edhe një herë tjetër përmes Grifon që vulosi epilogun final të këtij takimi.

Vlen të përmendet se këtë ndeshje e drejtuar gjyqtarët nga Kosova. Genc Nuza ishte gjyqtar kryesor, ndërkaq Fatlum Berisha dhe Bujar Selimaj dy ndihmësit e tij.

Me këtë disfatë, Shqipëria nën drejtimin e Edi Rejës regjistron ndeshjen e 10-të pa fitore në të gjitha garat./Demokracia.com/

Të ngjashme