Lajme
Italia e bën të detyrueshme vaksinën antiCovid për punonjësit shëndetësor
Demokracia
22:23 | 31 Mars 2021

Share:

Italia bëhet vendi i parë që vendos të bëjë të detyrueshme marrjen e vaksinës antiCovid nga personeli mjekësor.  

Me një vendim që pritet të shkaktojë debat të gjerë, qeveria italiane bëri të detyrueshme marrjen e vaksinës nga mjekët dhe infermierë, me qëllim që të mbrojë pacientet vulnerabël dhe t’i japë një goditje lëvizjeve kundër vaksinave. 

Italia ka disa grupime shumë të forta që kundërshtojnë vaksinat e reja kundër koronavirusit dhe shfaqja e vatrave të reja në spitalet ku mjekët refuzojnë të vaksinohen kanë shkaktuar zemërim në vendin që tashmë numëron mbi 109 mijë viktima nga pandemia. 

Dekreti i aprovuar nga kabineti qeveritar i Draghi parashikon që punonjësit e sistemit të shëndetësisë, përfshirë këtu dhe farmacistët duhet të vaksinohen. Ata që refuzojnë do të pezullohen nga puna pa të drejtë rroge deri në fund të vitit. 

Të ngjashme