Sport
Italia dëshiron të organizojë EURO: Ata do të paraqesin kandidaturën e tyre për vitin 2028 ose 2032
Demokracia
09:49 | 27 Janar 2022

Share:

Kampionët aktualë të Evropës, Italia, do të jenë kandidatë për organizimin e EURO 2028 ose 2032, ka konfirmuar presidenti i Federatës lokale të Futbollit, Gabriele Gravina.

Kjo do të ishte hera e tretë që Italia organizon kompeticionin kontinental të futbollit, pasi më parë organizoi turneun në 1968 dhe 1980.

Hera e fundit që u organizua një kompeticion i madh në Itali ishte në vitin 1990, kur pamë Botërorin.

“Hapi vendimtar për kandidaturën do të jetë muaji mars, kur do të prezantojmë projektin para Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s. Kësaj po i qasemi shumë seriozisht, sepse është edhe një mundësi ideale për të bërë atë që kemi dashur prej kohësh, për të rinovuar infrastrukturën”, theksoi Gravina.

Kujtojmë që Evropiani i radhës do të luhet nga data 14 deri më 14 qershor 2024 dhe nikoqire do të jetë Gjermania në dhjetë qytete./Demokracia.com/

Të ngjashme