Lajme
Italia aprovon vaksinën e AstraZenecas
Demokracia
19:50 | 30 Janar 2021

Share:

Përveç Pfizer/BioNTech dhe Moderna, vaksina nga AstraZeneca u bë e treta në përdorim nga BE.

Rregullatori italian i ilaçeve AIFA ka thënë të shtunën se ka aprovuar përdorimin e vaksinës kundër COVID-19 të prodhuar nga AstraZeneca dhe Universiteti i Oksfordit.

Ka rekomanduar përdorim të vaksinës për të rriturit e moshave 55 dhe nën 55, raportojn mediat e huaja, përcjell Demokracia.com

Kjo vaksinë është e treta e aprovuar të përdoret në Bashkimin Evropian, pas atyre të prodhuara nga Pfizer/BioNTech dhe Moderna.

“Ardhja e një vaksine të tretë është një kontribut i rëndësishëm në vazhdimin e kampanjës për vaksinim”, tha drejtori i AIFA-s, Nicola Magrini.

Rregullatori ka thënë se të dhënat e studimit kanë treguar nivel pasigurie në vlerësimin e asaj se si vaksina do të ndikojë në njerëzit mbi moshën 55-vjeç, prandaj edhe rekomandoi që vaksina të përdorej tek njerëzit mes moshave 18-55.

Të ngjashme