ShowBiz
Itali| Regjisori i famshëm akuzohet se ka vrarë një pëllumb, pritet vendimi i gjykatës
Demokracia
17:37 | 13 Janar 2023

Share:

Regjisori i famshëm Michael Bay (Armageddon, Transformers, Bad Boys 2) thuhet se po përballet me akuzat se një pëllumb u vra gjatë xhirimeve të “6 Underground” të Netflix pesë vjet më parë në Itali, por ai i mohon akuzat.

Sipas një raportimi të “Wrap”, autoritetet italiane akuzojnë regjisorin e njohur se gjatë xhirimeve të filmit në vitin 2018 është vrarë një pëllumb. Si në Itali ashtu edhe në pjesën tjetër të Evropës, pëllumbat janë një specie e mbrojtur dhe është e paligjshme t’i kapësh, plagosësh ose vrasësh. Madje policia ka si provë një foto të bërë nga një kalimtar i rastit.

Traileri i filmit në të cilin akuzohet se u vra pëllumbi

Bay mohon të gjitha akuzat dhe pohon se ai kurrë nuk ka dëmtuar një kafshë në jetën e tij.

Të ngjashme