Sport
Itali – Maqedoni e Veriut dhe Portugali – Turqi, mbyllen pjesët e para me këto rezultate
Demokracia
21:35 | 24 Mars 2022

Share:

Kanë përfunduar pjesët e para në dy nga përballjet e “Play-Off”-it për Kupën e Botës.

Portugalia ka shkuar në pushim me rezultat komod ndaj Turqisë. Portugezët po avancojnë 2:0 ndaj turqve, shkruan Demokracia.com.

Otavio zhbllokoi shifrat në minutën e 15-të të ballafaqimit kur realizoi nga afërsia.

Diogo Jota tre minuta pa u mbyllur koha e rregullt e fraksionit shënoi golin e dytë dhe të qetësisë për kombëtaren portugeze.

Ndërkohë në takimin tjetër mes Italisë dhe Maqedonisë së Veriut rezultati është i barabartë 0:0.

Fituesit e dy takimeve do të luajnë në finalen e “Play-Off”-it për ta siguruar biletën për Katar2022. /Demokracia.com/

Të ngjashme
Sport • 19 Maj 2024